AKTIVITETE
Në 25 janar 2013 u organizua në Budapest, Hungari mbledhja e 55 - të e Bordit të Këshillit Europian të Arkeologjisë...
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) mori pjesë në Konferencën e 16-të të Shoqatës Europiane të Arkeolog&e...
TE REJA
Takimi Vjetor i Kėshillit Europian tė Arkeologjisė (EAC), 21 - 23 Mars 2013
INSTITUCIONE PARTNERE
 
ARTIKUJ
Vėzhgimit intensiv sipėrfaqėsor i segmentit rrugor Tiranė – Elbasan (Loti 3 faza e parė )
18/6/2012

 

Segmenti Rrugor Tiranë – Elbasan, është një projekt i paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë (KKA), më datë 08.06.2011. Projekti parashikon ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan duke e ndarë atë në tre Lote, nga të cilët Loti Nr. 1 është ende i pa piketuar nga firma ndërtuese, Loti Nr. 2 është tuneli dhe Loti Nr. 3 nga dalja e tunelit dhe rruga që çon në Elbasan i piketuar nga firma ndërtuese me gjatësi 13 km.

Pas dorëzimit të projektit pranë Sekretarisë Teknike me Nr. Prot. 95/1, specialistët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik në bashkëpunim me specialistë të DRKK Tiranë nisën menjëherë vëzhgimin intensiv arkeologjik më datë 03.05.2012.

Objekt i vëzhgimit intensiv arkeologjik ishte gjurma ku do të kalonte rruga e re që do të ndërtohej nga km i 18 +100 deri në km e 29 +200. Kilometri 18 + 100 përkon me daljen e tunelit të rrugës së re që po ndërtohet Tiranë – Elbasan. Vëzhgimi u realizua nga një grup, (Grupi A) i përbërë nga katër vëzhgues. Gjithë hapësira e vrojtuar u nda në trakte, gjithsej 28 trakte, gjatësia e të cilëve ndryshonte në varësi të terrenit (parcelizimit, trojeve të rrethuara, shtëpive, kanaleve vaditëse, etj) dhe karakteristikave të tij.

Itinerari i përshkruar nga grupi i vrojtuesve arrin afërsisht 11 km. Vëzhgimi nis në dalje të tunelit në km 18 +100 dhe vazhdon me rrugën në drejtim të Elbasanit deri në km 29 +200 që përkon me komunën Bradashesh, me orientim 140º - 200º. Segmenti rrugor i vrojtuar u nda në 28 trakte gjithsej, me një gjatësi nga 60 m deri në 800 m, nga të cilat 8 trakte ishin të pa kalueshëm për shkak të terrenit. Loti nr. 3 kalon në pjesën më të madhe të tij përgjatë përroit të Kushës dhe në kodra në tokë arë të mbjella me grurë, misër, tërshërë etj. Shikueshmëria e trakteve varionte nga 10 – 70 % dhe me një vegjetacion kryesisht me pemë frutore, parcela të mbjella dhe shkurre. Duhet theksuar se për shkak të vegjetacionit dhe tokave tashmë të mbjella ishte e vështirë për të dalluar gjetjet e mundshme sipërfaqësore.

Nga e gjithë zona e vrojtuar u identifikuan gjetje vetëm në një trakt, (TR. 22 në km 26 +400 – km 26 +500 ) i cili kalon në afërsi të burimeve termale në fshatin Reçan. Në të djathtë të traktit kalon përroi i Kushës dhe në të majtë rruga për në Elbasan. Vendi ku u identifikuan gjetjet arkeologjike quhet nga banorët vendës Kishë Lian. Në afërsi të tij ndodhet varreza e fshatit Reçan që shtrihet deri buzë përroit të Kushës dhe nga sa mund të lexohet në gurët e varreve daton të paktën në fillim të shek. XIX.

Gjetjet përfaqësohen fragmente qeramike, kryesisht parete, fragmente tullash të cilat duhet thënë se ishin me shumicë, fragmente tjegullash, të gjitha të periudhës romake si dhe një bazament kolone prej guri. Bazamenti i kolonës u gjet brenda rrethimit të varrezës së fshatit Reçan.

Nisur nga emërtimi që mban vendi dhe materiali arkeologjik i gjetur në vend, mund të themi paraprakisht se kemi të bëjmë me një kishë dhe ndoshta një vendbanim më të hershëm të periudhës romake. Mendimin se mund të jetë një kishë, na e përforcon edhe afërsia me fshatin Shijon të Elbasanit, më pak se 1 km, ku ndodhet kisha e Shën Gjon Vladimirit, një nga kishat më të rëndësishme dhe më të bukura të periudhës mesjetare. Gjithashtu pozicioni i gjetjes së objekteve në raport me fshatin Reçan dhe afërsia me varrezën, e rrit mundësinë e pasjes aty afër të një kishe.

 

  
 
--
GALERIA
Vendi i quajtur Kishe Lian, ne fshatin Recan ku jane identifikuar gjetje arkeologjike, Elbasan
Pamje e lugines, permes se ciles kalon rruga e re Tirane - Elbasan, Loti 3
Shiko te gjithe galerine!
 
 
 
Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve  |  Rruga e Kavajës, Tiranë - Shqipëri
Riprodhimi i pjesshem ose ne teresi eshte rreptesisht i ndaluar.
 
Dizenjuar dhe Programuar nga Impuls