Agjencia e Shërbimit Arkeologjik mori pjesë në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian të Arkeologjisë zhvilluar në Paris në datat 15-18 Mars 2012.
Tema qendrore e këtij takimi ishte:
"Kush kujdeset? Perspektiva në ndërgjegjësimin e publikut, pjesëmarrjes dhe mbrojtjes së arkeologjisë Evropiane".
Temat kryesore të këtij takimi ishin:
• Vjedhja, shkatërrimi dhe mentalitetet në shoqërinë e sotme.
• Mbrojtja nga ligjet, konventat, apo masat parandaluese.
• Mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nëpërmjet vlerësimit të arkeologjisë vullnetare.
• Arkeologet amatorë dhe profesionistë. ModeIe•ligjore të bashkëpunimit.
Në Takimin Vjetor të vitit 2011 që u zhvillua në Ename, Belgjikë, ASHA u bé anëtare me të drejta të plota në Këshillin Evropian të Arkeologjisë.
ASHA paraqiti kandidaturën e Shqipërisë, e cila konkurroi me tre shtete të tjera të Evropës, për organizimin e Takimit Vjetor të Këshillit Evropian të Arkeologjisë për vitin 2013.
Në takimin e Parisit të këtij viti, u mor vendimi dhe Shqipëria u zgjodh që të ishte vendi mikpritës për Takimin Vjetor 2013.
Ky përben një eveniment mjaft të rëndësishëm në fushën e arkeologjisë dhe atë të trashëgimisë kulturore.
Në mesin e Qershorit 2012, Bordi i Këshillit Evropian të Arkeologjisë në Pragë, do të vendosë për temat dhe modalitetet e organizimit në Shqipëri.