|
|
|
|
| Raporti Vjetor 2010, Shqip-Anglisht |
|
| 31/3/2011 |
|
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, ka përmbyllur me sukses vitin e tretë të aktivitetit të saj duke iu përgjigjur me profesionalizëm ritmit të lartë të zhvillimeve infrastrukturore të realizuara në vend në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët. Veprimtaria e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) edhe gjatë vitit 2010 është përqendruar në zbatimin e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), VKM Nr. 724, datë 21.05.2008, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”; VKM Nr.725, datë 21.05.2008, “Për përbërjen, funksionimin, kompetencat dhe mënyrën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë”; Statuti i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (Urdhër Nr. 805, datë 28.07.2008) dhe Rregullore e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Ky raport merr përsipër të japë një panoramë të gjerë mbi veprimtarinë e realizuar nga ASHA në fushën e Arkeologjisë së Shpëtimit duke trajtuar aspekte qe lidhen me plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke rivlerësuar kufijtë e zonave arkeologjike për zonat urbane dhe hartimin e rregulloreve përkatëse të administrimit, realizimin e mbikëqyrjeve paraprake në terren, realizimin e sondazheve dhe gërmimeve arkeologjike, kryerjen e vëzhgimeve intensive në rastet e zbatimit të veprave të infrastrukturës madhore në vend, realizimin e procesit konservues për objektet me rëndësi të veçantë të dala nga gërmimet e shpëtimit, realizimin e trajnimeve për studentë të universiteteve të ndryshme në fushën e konservimit arkeologjik, në vendosjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucione vendase dhe të huaja, anëtarësimin në struktura ndërkombëtare, pjesëmarrje aktive në konferenca dhe seminare shkencore jashtë vendit, etj. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, tashmë një institucion i konsoliduar nga pikëpamja institucionale, ndonëse me një eksperiencë të shkurtër por intensive, realizon me efikasitet detyrimet ligjore ndërsa mbështetet në punën e saj edhe nga institucionet e specializuara që veprojnë në fushën e trashëgimisë si Drejtoria e Trashëgimisë Kombëtare (MTKRS), Instituti i Arkeologjisë (QSA), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Zyrat e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjikë, të cilat gjej rastin t’i falënderoj per bashkëpunimin e ofruar. Shpreh gjithashtu mirënjohjen për institucionet dhe agjencitë e shumta qeveritare, të cilat financojnë projektet e mëdha të infrastrukturës, si Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (sot Autoriteti Rrugor Shqiptar-ARRSH), Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, etj, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar në terren gjatë vitit 2010. Duke shprehur bindjen e plotë se ky bashkëpunim ndër-institucional do të jetë në themel të punës së Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik edhe në vazhdim, ju ftoj të gjithëve që me anë të sugjerimeve, komenteve dhe kritikave tuaja të sinqerta të na ndihmoni të përmirësojmë shërbimin tonë në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë sonë të përbashkët, duke shfrytëzuar edhe faqen zyrtare në internet www.asha.gov.al.
Për të shkarkuar raportin klikoni në linkun e mëposhtëm:
Raporti vjetor Shqip-Anglisht 2010, PDF
Roland OLLI Drejtor
|
|
|
|
|
| GALERIA |
|
 |
|
| Traktet, Hec, Bėnēės |
|
|
|
|
 |
|
| Trakt i pakalueshem per shkak te vegjetacionit, Rade |
|
|
|
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
|
| |
|