|
|
|
|
| Vėzhgim intensiv arkeologjik i gjurmės sė re tė segmentit rrugor Fier Levan |
|
| 3/5/2010 |
|
Gjurma e re e rrugës Fier-Levan e paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (Zyra e Projektit të Kooperacionit Italian), u miratua nga KKA në Vendimin Nr. 35. Dt 17.11.2009, bazuar në të cilin ASHA do të kryente vëzhgimin intensiv arkeologjik pas piketimit të variantit të ri të rrugës nga ana e DPRR. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim përbëhej nga katër specialistë të ASHA dhe dy të ZAKPA-Apoloni.
Metodologjia Vëzhgimi u realizua vetëm nga një grup (Grupi A) i përbërë prej 6 specialistësh. Gjerësia e rrugës së vëzhguar nga Grupi i punës u caktua të ishte 50 m, pra të mbulohej një distancë prej 25 m në të dy anët e aksit të rrugës. Largësia ndërmjet vrojtuesve u vendos të ishte 8 m. Gjithë hapësira e vrojtuar u nda në trakte, gjatësia e të cilëve ndryshonte në varësi të terrenit (parcelizimit, kanaleve vaditës dhe kullues, etj) dhe karakteristikave të tij. Në këtë mënyrë, traktet variojnë nga 147 m (trakti A-04) në 845 m (trakti A- 09). Gjatësia e trakteve në hapa matej përmes numëruesve mekanikë (klikera) nga të gjashtë vëzhguesit e grupit, ndërkohë që fillimisht ishte përcaktuar numri i hapave për 100 m për çdo vëzhgues. Nëpërmjet matjeve me GPS u realizua kufizimi i saktë i secilit trakt, si dhe përcaktimi i orientimit të traktit në hapësirë me anë të busullës. Përmes GPS merreshin pikat e aksit të rrugës (sipas piketimit të zbatuesve). Po ashtu, me GPS u përcaktuan pikat ekstreme të trakteve, pikat e nxehta që përfaqësonin përqendrim gjetjesh, si dhe të gjitha piketimet e tjera që identifikoheshin gjatë këtij segmenti rrugor. Në përfundim të fazës së parë të projektit, atij në terren, hedhja e të gjitha pikave të matura në hartë bëri të mundur paraqitjen grafike të trakteve të përshkuara dhe aksit të rrugës me një gabueshmëri ±5m në Google Earth. Puna në terren dhe më pas hartimi i dokumentacionit përkatës u mundësua nga: - Hartë ajrore shkalla 1: 10,000; viti 2010. - GPS Garmin 60. Marzhi i gabimit ±5 m. - Piketimet e aksit përgjatë rrugës, të përkohshme (shirita plastikë)
Përshkrimi i zonës së vrojtuar Itinerari i përshkruar nga skuadra e vrojtuesve arrin afërsisht në 8 km prej fshatit Havaleas deri në afërsi të fshatit Shtyllas. Vëzhgimi ndoqi orientimin 120º – 270º duke ndjekur piketat e vendosura paraprakisht nga projektuesit e rrugës. Segmenti karakterizohet nga terren i ulët fushor i pasur me kanale vaditës dhe kullues. E gjithë zona e studiuar është tokë e punuar dhe me prani të konsiderueshme të bimësisë e cila here pas here ndikonte në shikueshmërinë e traktit. Grupi A vëzhgoi në total 18 trakte me një gjatësi të përgjithshme prej 8 km. Gjatë të gjithë itinerarit të përshkruar nuk rezultoi asnjë trakt i pakalueshëm. Sipas hartës me gjurmën e re të propozuar pranë Sekretarisë së Teknikës të KKA dhe vëzhgimit në terren bazuar në piketimet e realizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, u vu re se gjurma e re e rrugës do të kalojë përgjithësisht në një territor ku mungojnë gjetjet arkeologjike me përjashtim të disa pikave të lokalizuara me GPS në traktet (A-02, A-03, A-15). Përqendrimi i qeramikës në traktin 2 dhe 3 shtrihet nga ≈ KM 10+650 - ≈ KM 11+150. Në traktin 15 zona me përqendrim qeramike shtrihet nga ≈KM 16+400 - ≈ KM 16+700.
Rekomandime Në këto dy zona me përqendrim qeramike dhe potencial arkeologjik, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik kërkon: 1. Të realizohen sondazhe arkeologjikë me qëllim qartësimin e zonës. 2. Në fazën e zbatimit të punimeve do të realizohet mbikëqyrje e plotë arkeologjike nga ASHA dhe ZAKPA Apoloni.
Gjurma e re e segmentit Rrugor Fier – Levan, i cili kalon në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, është pjesë e projektit të madh “Korridori Veri-Jug Levan - Tepelenë”, i paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (Autoriteti Rrugor Shqiptar). Ky projekt e ka zanafillën në vitin 2004, kohë në të cilën është realizuar edhe një vëzhgim (survey) intensiv arkeologjik nga Grupi Shqiptar i Arkeologjisë së Shpëtimit (GSHASH) dhe Instituti i Arkeologjisë (IA). |
|
|
|
|
| GALERIA |
|
 |
|
| Vėzhgimi i bypass-it tė Aplonisė, pjesė e rrugės Fier-Tepelenė. |
|
|
|
|
 |
|
| Vėzhgimi i bypass-it tė Aplonisė, pjesė e rrugės Fier-Tepelenė |
|
|
|
|
| |
|