|
|
|
|
| Ministri Xhaferaj inspekton rikonstruksionin e Rrugės Kanali i Ēukės Butrint |
|
| 31/3/2010 |
|
Nisur nga rëndësia e veçantë që paraqet zona ku po kryhen punimet e rikontruksionit të këtij segmenti rrugor, më datë 30 Mars 2010, nën kryesimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve njëkohësisht Kryetar i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë Z. Ferdinand Xhaferaj, me pjesëmarrjen e institucioneve të kësaj ministrie (Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parku Kombëtar Butrint, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Sarandë), përfaqësues të British Council, UNESCO, Fondacioni Butrinti, Autoriteti Rrugor Shqiptar, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të kompanive zbatuese të punimeve u realizua një inspektim dhe diskutim për zbatimin e vendimeve të KKA, në respekt të mbrojtjes së pasurisë arkeologjike dhe mjedisore të kësaj zone. Inspektimi u përqëndrua në sitet dhe rrënojat arkeologjike të identifikuara nga ASHA gjatë fazës së vëzhgimit intensiv arkeologjik përgjatë gjurmës së rrugës që po rikonstruktohet. U vlerësua bashkëpunimi me ARRSH për zbatimin korrekt të kërkesave të projektit të ndryshuar, bazuar në rekomandimet e KKA. Ministri Xhaferaj theksoi se primare në këtë ndërhyrje mbetet ruajtja e pasurisë arkeologjike dhe mjedisore të zonës në zbatim të një projekti të veçantë, duke iu kërkuar veçanërisht kontraktorëve të punimeve, kujdes dhe respektim rigoroz të kushteve të vendosura, duke mbetur besnik të objektivit kryesor, që trashëgimia kulturore dhe mjedisi të jenë në shërbim të turizmit. Përfaqësues të UNESCO-s, Fondacionit Butrinti dhe British Council, të interesuar për mbarëvajtjen e punimeve, shprehën gjithashtu konsideratat e tyre për ecurinë e deritanishme dhe impaktin pozitiv që do të sjellë rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor. |
|
|
|
|
| GALERIA |
|
 |
|
| Vizitė nė Butrint e grupit tė punės qė inspektoi punimet nė Manastirin e Demės |
|
|
|
|
| |
|