AKTIVITETE
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik mori pjesë në seminarin “Për arkeologjinë nënujore ” i mbajtur në Zad...
Riva del Garda, Itali, 15 - 20 shtator 2009 Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ( ASHA ) mori pjesë në Konferencën e 15-të ...
TE REJA
Butrint 2010, Trajnim nė Konservim dhe Menaxhim tė Trashėgimisė Kulturore
INSTITUCIONE PARTNERE
 
ARTIKUJ
Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik (ASHA) merr pjesė nė Konferencėn Vjetore tė Kėshillit Europian tė Arkeologjisė (EAC)
31/3/2010

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) merr pjesë në Konferencën Vjetore të Këshillit Europian të Arkeologjisë
(Europae Archaeologiae Consilium - EAC)
24 – 27 Mars 2010, Islandë

“Remote Sensing for Archaeological Heritage Management in the 21st Century”
(Kontrolli në distancë për Menaxhimin e Trashëgimisë Arkeologjike)

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA), mori pjesë në Konferencën Vjetore të Këshillit Europian të Arkeologjisë (Europae Archaeologiae Consilium – EAC), që u  zhvillua nga 24 – 27 Mars 2010 në Reikjavik, Islandë.
Konferenca dy ditore me titull “Remote Sensing for Archaeological Heritage Management in the 21st Century”, mori në konsideratë çështje që kanë të bëjnë me aplikimin e teknologjive të reja (krahas atyre të përdorura deri më sot) si ato të vrojtimeve gjeo-fizike dhe zanore, LiDAR, imazhe satelitore, të dhënat multi dhe hiper spektrale, aplikimin e imazheve historike dhe moderne, etj, të cilat japin një kontribut të paçmueshëm në drejtim të rregjistrimit të monumenteve, monitorimin dhe menaxhimin e gjendjes tyre, krijimin e hartave në shkallë të gjerë, etj.
Metodologjitë e sipërpermendura aplikohen gjerësisht në realizimin e survejit arkeologjik gjatë zhillimeve urbane dhe ndërtimeve të veprave të infrastukturës së madhe si rrugëve, autostradave, porteve, aeroporteve, metrove apo linjave të ndryshme të transportit, hidrocentralet etj,  si hapi kryesor në realizimin e arkeologjisë preventive.
Suksesi i përdorimit të këtyre metodave konsiston në minimizimin,  e dy komponenteve shume te rendesishem Kohë dhe Kostot, krahuasur me metodat tradicionale ( survej në terren, sondazheve arkeologjikë etj.)
Në takimin e hapur nga Ministrja e Kulturës së Islandës Znj. Katrin Jakobsdottir, ku merrnin pjesë mbi 150 ekspertë nga vende të ndryshme Europiane u mbajtën referate të shumta të cilat hidhnin dritë mbi mënyrat, të rejat dhe vështirësitë  e aplikimit të këtyre teknikave në vende të ndryshme Europiane.

Në kuadër të kësaj Konference, Drejtori i ASHA z. Roland Olli, realizoi një sërë takimesh si ai me Presidenten e sapo zgjedhur të EAC Znj. Katalin Wollak, e cila ftoi Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik të anëtarësohet pranë Europae Archaeologiae Consilium dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitet vjetore të realizuara prej saj në fushën e arkelogjisë preventive.
Me interes të veçantë ishin edhe takimet e mbajtura me përfaqësuesen EAC-Islandë dhe njëkohësisht Drejtoreshën e Agjencisë së Trashëgimisë Arkeologjike Znj. Kristin Huld Siguroardottir, takimi me përfaqësuesin e Ministrisë së Kulturës në Francë Z. Bernard Randoin dhe Z. Dominic Powlesland të English Heritage, me të cilët u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve si dhe realizimit të një cikli trainimesh për specialistët shqiptarë respektivisht në fushën e legjislacionit të trashëgimisë arkeologjike si dhe të aplikimit të metodave gjeofizike dhe zanore, fotografive dhe skanimeve ajrore, etj., në arkeologji.

Temat kryesore të mbajtura gjatë konferencës:
 “LiDAR i rezolucionit të lartë për krijimin e hartës dhe menaxhimit të monumenteve arkeologjike” (Irlandë)
“Survej 3D për trashëgiminë kulturore” (Itali)
“Harta kombëtare nga LiDAR” (Gjermani)
“Programi i Hartës Kombëtare të English Heritage” (Angli)
“Të dhëna nga Surveje të integruar” (Poloni)
“Survej gjeofizik” (Angli)
“Gjeofizika detare” (Angli)
“2D/3D Survej sizmik në Detin e Veriut dhe në Detin e Irlandës” (Angli)
“Arkeologjia Ajrore në Danimarkë” (Danikmarkë)
“Interpretimi dhe realizimi i hartave” (Angli)
“Këndvështrime mbi studimin e integruar të siteve arkeologjike, monumenteve arkitekturorë dhe zonave urbane historike në Republikën Ceke” (Ceki)
“Trainimi dhe Zhvillimi: Faza tjetër?” (Angli)
“Të dhënat multi-spektral – Sfida dhe Potenciale” (Angli)

  
 
-
GALERIA
Konferenca vjetore e Kėshillit Evropian tė Arkeologjisė, EAC,
Konferenca vjetore e Kėshillit Evropian tė Arkeologjisė, EAC,
Shiko te gjithe galerine!
 
 
 
Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve  |  Rruga e Kavajës, Tiranë - Shqipëri
Riprodhimi i pjesshem ose ne teresi eshte rreptesisht i ndaluar.
 
Dizenjuar dhe Programuar nga Impuls