AKTIVITETE
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik mori pjesë në seminarin “Për arkeologjinë nënujore ” i mbajtur në Zad...
Riva del Garda, Itali, 15 - 20 shtator 2009 Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ( ASHA ) mori pjesë në Konferencën e 15-të ...
TE REJA
Butrint 2010, Trajnim nė Konservim dhe Menaxhim tė Trashėgimisė Kulturore
INSTITUCIONE PARTNERE
 
AKTIVITETE
Seminari i organizuar pėr arkeologjinė nėnujore
5/10/2009

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik mori pjesë në seminarin “Për arkeologjinë nënujore ” i mbajtur në Zadar (Kroaci) nga data 1–4 Tetor 2009, me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve të Evropës Lindore.
Qyteti i Zadarit me organizimin e këtij seminari inauguroi hapjen e Qendrës Ndërkombëtare për Arkeologjinë Nënujore.
ASHA u prezantua me temën׃ Arkeologjia e Shpëtimit në marrjen e shpejtë të masave për mbikëqyrjen e vijës bregdetare dhe ujërave të brendshëm të territorit. Gjithashtu në parandalimin e ndërhyrjeve nga kompanitë e ndërtimit në vijën bregdetare të territorit Shqiptar.
Problematikat që do të hasen, vëzhgimi arkeologjik nënujor dhe gërmimet e shpëtimit në arkeologjinë nënujore, para zbatimit të projekteve për krijimin e porteve të reja apo zonave industriale në bregdetin shqiptar. Shembujt më konkretë janë: porti i kontenierëve së bashku me zonën industriale në Treport, Vlorë; porti i jahteve në Gjirin e Lalëzit, Durrës.
Në kuadrin e këtij seminari 4 ditor u bisedua edhe për trajnimin e një grupi studentësh apo të sapodiplomuarish në fushën e arkeologjisë, për arkeologjinë nënujore, ku shumë shtete janë të gatshme për bashkëpunime.

  
 
GALERIA
Inagurimi i Qendrės Ndėrkombėtare pėr Arkeologjinė Nėnujore, Zadar-Kroaci (2)
Inagurimi i Qendrės Ndėrkombėtare pėr Arkeologjinė Nėnujore, Zadar-Kroaci
Shiko te gjithe galerine!
 
 
 
Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve  |  Rruga e Kavajës, Tiranë - Shqipëri
Riprodhimi i pjesshem ose ne teresi eshte rreptesisht i ndaluar.
 
Dizenjuar dhe Programuar nga Impuls