AKTIVITETE
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik mori pjesë në seminarin “Për arkeologjinë nënujore ” i mbajtur në Zad...
Riva del Garda, Itali, 15 - 20 shtator 2009 Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ( ASHA ) mori pjesë në Konferencën e 15-të ...
TE REJA
Butrint 2010, Trajnim nė Konservim dhe Menaxhim tė Trashėgimisė Kulturore
INSTITUCIONE PARTNERE
 
AKTIVITETE
Konferenca e 15-tė e Shoqatės Evropiane tė Arkeologėve (EAA)
25/9/2009

Riva del Garda, Itali, 15 - 20 shtator 2009
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) mori pjesë në Konferencën e 15-të të Shoqatës Evropiane të Arkeologëve (European Association of Archaeologists – EAA) që u organizua nga 15 - 20 Shtator 2009 në Riva del Garda, Itali.
Konferenca, në të cilën u mbajtën ndër të tjera edhe një sërë tryezash të rrumbullakëta, ofronte mundësi për prezantim të aktiviteteve përmes ekspozimit të  posterave. Një hapësirë e veçantë u krijoi mundësinë shtëpive botuese dhe kompanive që operojnë në fushën e arkeologjisë të promovonin vlerat dhe shërbimet e tyre.
Tematikat e trajtuara gjatë konferencës ishin të shumëllojshme: Qëndrime ndaj Interpretimit Arkeologjik, Arkeologjia Sot, Trashëgimia, Identiteti, Ndërveprimi dhe Shkëmbimi Kulturor, Kultura Materiale, Ritualet dhe Simbolika, Shkenca dhe Arkeologjia, Kriza në Arkeologji, Arkeologët dhe Inxhinieria Civile: Sfida në Projektet e Mëdha të Infrastrukturës etj.
Konferenca në të cilën morën pjesë mbi 600 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës organizohet çdo vit gjatë muajit shtator në vende të ndryshme evropiane. Konferenca e ardhshme do të mbahet  në Hagë, Holandë në 1 - 5 Shtator 2010.
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) është institucion anëtar i EAA që prej muajit Maj 2009.

  
 
-
GALERIA
Qendra e Konferencės, Riva del Garda-Itali
Pamje nga Riva del Garda (Itali), vendi ku u zhvillua konferenca
Shiko te gjithe galerine!
 
 
 
Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve  |  Rruga e Kavajës, Tiranë - Shqipëri
Riprodhimi i pjesshem ose ne teresi eshte rreptesisht i ndaluar.
 
Dizenjuar dhe Programuar nga Impuls