ARCHAEOTOURISM-banner-1

Në kuadër të “Konferencës Ndërkombëtare të Arkeologjisë dhe Turizmit”, “SENSE AND SUSTAINABILITY” të organizuar nga Muzeu Arkeologjik i Zagrebit në bashkëpunim me Shoqatën Europiane të Arkeologëve ( European Association of Archaeologists – EAA) u mbajtën 160 prezantime, në 26 sesione të pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, sipas tematikave bazë të konferncës. Përtej profesionistëve arkeologë dhe specialistëve të turizmit, prezent ishin edhe aktorë të tjerë, të cilët sollën përqasjet dhe angazhimet e tyre lidhur me menaxhimin e turizmit, mënyrat për ta bërë sitin atraktiv, marketimin e tij mundësinë për ta kuptuar dhe aksesuar sa më lehtë.
Diskutimet gjatë takimit orjentoheshin kryesisht ndaj faktorit – “Turizëm i Qëndrueshëm”. Sigurisht që qasjet për të arritur turizëm kulturor të qëndrueshëm, drejtojnë turizmin në pikat me potencial arkeologjik, të cilat të çojnë në hartimin e herëpashershëm të programeve kërkimore, përfshirjen e komunitetit dhe potencialeve lokale, njohjen dhe promovimin e vlerave të sitit.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik u përfaqësua me një prezantim në këtë takim, me temë “Rivitalizimi i siteve të trashegimisë kulturore – Të shkëmbejmë vlerat”, (Revitalization of Cultural Heritage Sites – Sharing Values) në sesionin nr.16.

https://zagrebarchaeologytourism.com/themes/
Objektivi kryesor, nisur dhe nga tematika e sesionit, ishte prezantimi i shëmbujve lidhur me rivitalizimin dhe mirëmenaxhimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e implementuar edhe faktorin turizëm. Ndikimet pozitive dhe negative të turizmit në sitet arkeologjike, lidhja e natyrshme dhe përfshirja e kumunitetit lokal, mënyrat e transportit dhe akesimit në site, u prezantuan si sfidat e formave te studimit të menaxhimit në përgjithësi, si dhe planet e integruara të menaxhimit në disa raste, ku turizmi zë një rol të qenësishëm.

20190506_213956  IMG-20190508-WA0007  IMG-20190508-WA0014 20190507_112242 20190507_181547 20190507_181720 20190507_183944 20190508_111718 20190508_111801  IMG-20190508-WA0008 IMG-20190508-WA0009 IMG-20190508-WA0011 IMG-20190508-WA0012 IMG-20190508-WA0013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>