Workshop dhe ekspozite, Prishtine, Kosove

BANER 40 X 215

Ne kuader te protokollit te bashkepunimit ndermjet Ministrise se Kultures se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit te Republikes se Kosoves u perbyll me sukses aktiviteti me teme‘’Arkeologjia e shpetimit, nje mundesi potenciale per arkeologjine, si ure lidhese ndermjet Shqiperise dhe Kosoves’’. Aktiviteti u organizua nga Agjencia e Sherbimit Arkeologjik ne bashkepunim me Institutin Arkeologjik te Kosoves, prane ambienteve te Bibliotekes Kombetare te Kosoves ”Pjeter Bogdani”. Qellimi i ketij bashkepunimi midis Agjencise se Sherbimit Arkeologjik dhe Institutit Arkeologjik te Kosoves ishte shkembimi i pervojes ne fushen e arkeologjise se shpetimit, per mbrojtjen e vlerave arkeologjike ndaj zhvillimeve ne territor. Duke qene se arkeologjia parandaluese dhe zhvillimet e medha ne territor jane bashkeshoqeruese te njera tjetres, permes rrezultateve te tyre, ato i sherbejne kerkimit shkencor dhe jane nje potencial shume i rendesishem per arkeologjine.

Pjese e ketij organizimi ishte edhe ekspozita fotografike nga veprimtaria arkeologjike ne terren e ASHA dhe IAK ne kuader te germimeve arekologjike te shpetimit.

Ne kete aktivitetit u mbajten 7 prezantime te kolegeve nga Shqiperia dhe Kosova:

1. Inventarizimi i trashegimise arkeologjike – Premtim Alaj, IAK

2. Platforma WebGIS e ASHA – Ela Miziri, ASHA

3. Konservimi arkeologjik, metoda dhe praktika – Klejdi Zguro, ASHA

4. Survey arkeologjik ne trasene e Autostrades Prishtine- Gjilan – Berat Ademi, IAK

5. Arkeologjia e shpetimit ne raport me zhvillimet e reja ne territor. Rasti i gazjellesit TAP.

6. Aplikimi i tarifave te ASHA si garanci e rritjes se performances se sherbimeve arkeologjike – Afrida Domnori, ASHA

7. Germime arkeologjike me karakter shpetimi ne Zhegovc – Shafi Gashi, IAK

1 4 5 6 7 8 9 20181102_102248 20181102_102622 20181102_103118 20181102_105800 20181102_114310 IMG_7820 IMG_7823 IMG_7831 IMG_7844 IMG_7855 IMG_7862 IMG_7871 IMG_7885 IMG_7895 IMG_7902 IMG_7906 IMG_7914 IMG_7917 IMG_7918 IMG_7949 IMG_7968 IMG_8001 IMG-20181102-WA0002 IMG-20181102-WA0004 IMG-20181102-WA0005 IMG-20181102-WA0006

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>