shpetimi

 

Tërësia e veprimtarisë së përditshme të sektorit të arkeologjisë së shpëtimit përfshin aktivitetin në terren i cili lidhet me ndjekjen e projekteve të infrastrukturës dhe ndërhyrjeve pranë zonave të mbrojtura, parqeve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës.

Pjesë shumë e rëndësishme e kësaj veprimtarie janë sondazhet dhe mbikqyrjet arkeologjike në sheshet e ndërtimit së bashku me relacionet përkatëse.

Gjithashtu një hapësirë të rëndësishme në këtë proce zë mbikqyrja paraprake ku planifikohet zbatimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës, ndjekja e gjetjeve rastësore, zonifikimi dhe hartimi i rregulloreve për zonat arkeologjike.