SAK_Wallpaper

Veprimtaria e Sektorit të Arkeometrisë dhe Konservimit konsiston në përpunimin e materialit të dalë nga proceset e hulumtimit arkeologjik si: vëzhgim sipërfaqësor, sondazhe arkeologjike, gërmim shpëtimi, verifikime direkte në terren si dhe mbikëqyrje.

Në bashkëpunim me Sektorin e Shpëtimit Arkeologjik, është pjesë e proceseve arkeologjike në terren, duke realizuar fazat e dokumentimit të gjetjeve/objekteve arkeologjike të luajtshme dhe të paluajtshme, ndërhyjet konservuese përkatëse, si dhe merr masa për ruajtjen dhe sistemimit e  materialit arkeologjik, në përputhje me rregulloret e miratuara.

Harton raportet përkatëse lidhur me proceset e lartpërmëndura, dhe e depoziton pranë arkivit të ASHA.

Në të njëjtën kohë realizon proceset e  regjistrimit, fotografimit, dokumentimit grafik, hedhjen në databazë, konservimit, ambalazhimit korrekt të gjetjeve/objekteve arkeologjike (kuti/arkë,listë, kartelë etj), si dhe plotësimin e pasaportave për regjistrimin e tyre pranë QKIPK.

Gjithashtu merr masa për transportimin dhe sistemimin e tyre pranë fondeve përkatëse duke lënë rekomandime për trajtimin e tyre të mëtejshëm për sa i takon mënyrës së ruajtjes të këtyre gjetjeve/objekteve arkeologjike.

Procesi i mbikëqyrjes arkeologjike ndaj subjekteve private të licencuara, bazuar në vendimet e KKA, është një nga detyrat e Sektorit për të siguruar mbarëvajtjen e fazave të dokumentimit, konservimit të gjetjeve arkeologjike në përputhje me rregulloret e miratuara, si dhe sistemimin e tyre pranë fondeve përkatëse nga këto subjekte.

Në rastet e gjetjeve që kërkojnë trajtimim më specifik (afresk, mozaik etj.), kërkon bashkëpunimin e  institucioneve shtetërore të specializuara.

 

Punon për përmirësimin e akteve nënligjore që lidhen me veprimtarinë në terren dhe jo vetëm, për t’i përshtatur ato me praktikat bashkëkohore në fushën e konservimit arkeologjik.