Në kuadër të progamit ”Edukimi përmes kulturës”, ASHA zhvilloi orën e hapur mësimore me nxënësit e vitit të I dhe të II në gjimnazin ”Qemal Stafa”. Tema e trajtuar “Njohja dhe informimi për trashëgiminë arkeologjike, si sfidë për edukimin, mbrojtjen dhe promovimin nga brezi i ri”, pati si qëllim informimin dhe njohjen e nxënësve për ruajtjen dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike në Shqipëri si dhe rolin e institucioneve përgjegjëse. Nxënësit u informuan edhe me mënyrat se si secili nga ne mund të kontribuojë në ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie.
Ky ishte takimi i parë, i organizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, i cili do të vijohet me takime të tjera informuese në disa prej gjimnazeve të Tiranës.

 

 

 

IMG_9474

IMG_9477 IMG_9484 IMG_9485 IMG_9499 IMG_9500 IMG_9501 IMG_9507 IMG_9511 IMG_9520 IMG_9529 IMG_9532 IMG_9537 IMG_9540 IMG_9544

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>