image sast

 

Sektori Arkivit dhe Sekretarisë Teknike

 

Misioni i  Sektorit

 

Në mbështetje të objektivave të përgjithshme të  Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, “Manualit të procedurave të organizimit dhe funksionimit të saj”, “Rregullores së brëndshme” që përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të ASHA dhe administrimit të dokumentave të krijuara apo ardhura në adresë të saj, “Statutit të ASHA”  misioni i Sektorit të Arkivit dhe Sekretarisë Teknike është shqyrtimi i aplikimeve për miratime projektesh për zhvillime në territor, projekteve kërkimore shkencore, aplikimeve për legalizim të objekteve që pozicionohen brenda zonës arkeologjike “B” të qyteteve, aplikimeve për licenca individuale dhe shoqërive në fushën e arkeologjisë, përgatitja e materialit përmbledhës për KKA në funksionin e saj si Sekretari Teknike e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, zbardhja e vendimeve të KKA dhe arkivimi i tyre, administrimi i  korrespondecës së depozituar pranë Sektorit të Arkivit dhe Sekretarisë Teknike të ASHA, protokollimi dhe arkivimi i gjithë dokumentacionit tjetër të depozituar pranë ASHA.

 

Qëllimi i punës

 

Realizimi në  kohë dhe me cilësi, sipas legjislacionit në fuqi i shqyrtimit të aplikimeve që kërkojnë miratimin në KKA, dhe realizimi në afat i korrespondencës së depozituar pranë Sektorit.

 

Aplikimet e depozituara prane SAST klasifikohen:

 

  • Aplikime (Kërkesa) për miratim projektesh zhvillimore për ndërtime të mëdha (lloj i zhvillimit kompleks).
  • Aplikime (Kërkesa) për miratim projektesh zhvillimore për ndërtime rrugësh, rrjete infrastrukture me shtrirje të madhe, (lloj i zhvillimit kompleks).
  • Aplikime (Kërkesa) për miratim projektesh zhvillimore për rikonstruksion të rrugëve ekzistuese, rrjete infrastrukture, elektrike, telefonie, në zonat arkeologjike “A” dhe “B”.
  • Aplikime (Kërkesa) për miratim projektesh zhvillimore (objekte) në zonën arkeologjike “B” të qyteteve.
  • Aplikime (Kërkesa) për miratim projektesh kërkimore-shkencor të rinj, sistematik në vazhdim dhe të përfunduar.
  • Aplikime (Kërkesa) për  legalizim të objekteveqë pozicionohen në zonën arkeologjike “B” të qyteteve.

 

Sektori i Arkivit dhe Sekretarisë Teknike shërben si Sekretari Teknike e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Në këtë funksion harton kriteret e paraqitjes së dokumentacionit tekniko-ligjor të aplikimeve për projekte me karakter zhvillimor, kërkimor-shkencor, të objekteve për legalizim që poziocionohen në zonën “B” arkeologjike dhe të gjithë proceseve të tjera arkeologjike që do të paraqiten për  shqyrtim në KKA nga institucione të specializuara, individë/subjekte private të licencuara si dhe nga specialistë të ASHA. Listat e aplikimeve gjenden në menune ”Aplikime”.