Rreth nesh

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik është institucion qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, e krijuar për të ushtruar veprimtari në fushën e gërmimeve dhe të studimeve të trashëgimisë kulturore, që preket nga punimet ndërtuese të çdo natyre, apo nga planet për rregullimin e territorit.

Organizimi dhe funksionimi i saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,sipas propozimit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Statuti i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik miratohet me urdhër të ministrit të përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Struktura dhe organika e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik është një institucion i specializuar në gërmime shpëtimi, sondazhe dhe mbikqyrje. ASHA e ushtron veprimtarinë e saj kryesisht në terren për të ofruar shërbime të shumta të cilat janë atribut i saj ligjor.