15403774_1187099291367409_5873685562117398396_o

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në datë 14 Dhjetor organizon Workshop-in Ndërkombëtar, organizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Univeristeti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore
Tema: “ARKEOLOGJIA E SHPËTIMIT NË RAPORT ME ZHVILLIMET E REJA NË TERRITORDHE EKUILIBRI MES TYRE”

 

 

Qëllimi :

Sensibilizimi dhe informimi publik në lidhje me mënyrën se si ndikon në trashëgiminë  Qëllimi kryesor është njohja e publikut / investitorëve me mënyrat dhe rrugët që duhet të ndiqen para dhe gjatë zbatimit të projekteve të tyre, duke bërë pjesë integrale komponentin e trashëgimisë arkeologjike/kulturore. Shkëmbimi i përvojave nga specialistë të institucioneve të Trashëgimisë Kulturore, subjekteve/individëve  privatë të licencuar në arkeologji, pedagogë dhe studentë të interesuar të Universitetit të Tiranës apo të shoqërisë civile është qëllimi i punës për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë arkeologjike/kulturore.

Implementimi i informacionit të territorit me anë të inventarizimit të proceseve arkeologjike, drejtpërdrejtë në sistemin gjeografik (WebGIS), për të siguruar një informacion të plotë, të sigurt, shkencor që shërben si një e dhënë mbi potencialin arkeologjik dhe me mbrojtje efikase.

Objektivat:

Gjithëpërfshirja e pjesëmarrësve të fushës, me anë të referimeve të tyre, është objektivi kryesor për të nxjerrë në pah problematikat e hasura nga përvoja e terrenit dhe ajo administrative, dhe sidomos mënyrën praktike për të reaguar e zgjidhur në kohë këto problematika, me qëllim mirë-administrimin e trashëgimisë arkeologjike.

Pjesëmarrja :

Në këtë aktivitet përfshihen përfaqësues të institucioneve të varësisë së Misitrisë së Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, subjekteve/individëve privatë të licencuar në arkeologji, pedagogë e studentë, shoqëri civile që kanë si qëllim të punës së tyre mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Programi i Workshop

 

IMG_9744IMG_9619IMG_9602 IMG_0062 IMG_0102IMG_9659 IMG_0122 IMG_0141    IMG_9710  IMG_9752 IMG_9761 IMG_9772 IMG_9773 IMG_9825 IMG_9896 IMG_9994 IMG_9986IMG_0184

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>