Prezantimi i nje posteri ne Takimin vjetor te 22-te te Shoqates Europiane te Arkeologeve

Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, eshte prej vitesh anetare e Shoqates Europiane te Arkeologeve. Kete vit, takimi i 22-te vjetor te EAA, do te zhvillohet ne Vilnius, Lituani, prane Akademise se Trashegimise Kulturore.
Ne kete takim, shume vende te Europes, do te marrin pjese me prezantime dhe me postera.
Qellimi i takimit 5 ditor do te prodhoje debate lidhur me eksplorimin dhe aplikimin e zhvillimit teorik dhe metodik ne fushen e arkeologjise, si dhe te prezantoje avantazhe ne rezultatet e kerkimeve arkeologjike ndaj projketeve te trashegimise ne Europe e pertej saj. Gjithashtu, takimi siguron mundesi te mira per studentet e trashegimise nga vende te ndryshme, per te njohur dhe diskutuar tendencat dhe te ardhmes se arkeologjise, rishikimet e projekteve te meparshme dhe atyre te te ardhmes, si dhe perqasjet e reja teknologjike.

Ne kete takim, duke filluar ne daten 01.09.2016, Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, me numer sesioni TH2-07 do te prezantohet me nje poster, ku pasqyrohet dokumentimi i varreve prane fshatit Krahes, Tepelene.
Materiali i permbeldhur ne poster, permban foto dhe tekst dhe pasqyron te gjithe proceset arkoelogjike, qe nga vezhgimi arkeologjik e deri tek dokumentimi.
Gjate diteve ne vijim, nje perfaqesues i ASHA, do te jete prezent prane stendes se rezervuar per poster, ku do te jape shpjegime dhe informacione me te detajuara per grupet e intresuara.

Poster EAA

Posteri e ASHA- kliko per ta hapur.

 

Per me shume informacion lidhur me kete takim, klikoni ne linkun e meposhtem:
http://eaavilnius2016.lt/wp-content/uploads/2016/07/Programme_Layout_08-29.pdf

 

Foto gjate aktivitetit.

WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.23.43WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.25.07WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.25.11 (1)WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.25.11WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.25.14 (1)WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.25.58WhatsApp Image 2016-09-01 at 11.25.59

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>