EAC (European Archaeological Council), organizon ”Takimin Vjetor për vitin 2015 ”, simpoziumi i 16-të i ”Menaxhimit të Trashëgimisë” me temë ”Kur Valleta takon Faro-n. Realiteti i Arkeologjisë Europiane të shekullit të 21”(“When Valletta meets Faro. The reality of European archaeology in the 21-st century”), me pjesëmarrje nga disa vende të Europës.
Takimi i mbajt në Lisbonë, Portugali, në datat 18-21 Mars 2015 ku pati në fokus mënyra të ndryshme të kërkimit dhe ruajtjes së siteve, në hapësirat e parashkuara për ndërtim apo mënyrat të tjera të zhvillimit territorial, se si kjo ”lloj” arkeologjie, kishte një model që predominon me një disiplinë shkencore e cila kishte marrë disa tipe emërtimesh në gjithë Europën, si preventive, shpëtuese, komerciale, kontraktuale, zhvillimore etj.
Gjatë 3 sesioneve të Konferencës, pati diskutime lidhur me konceptin e përqasjes së integrimit të Konventës së Vallet-ës, e cila i dha formë politikave parandaluese në arkeologji që i njohim me konceptin e komuniteteve të trashëgimisë përfshira në konventën Faro, e cila do të përcaktojë qasjen e integruar për menaxhimin e trashëgimisë të shekullit të 21-të. Në Konferencë u mbajtën disa prezantime lidhur me tematikën si dhe diskutime duke nxjerrë në pah problematika dhe sfida. Në këtë takim Agjencia e Shërbimit Arkeologjik u përfaqësua me 2 punonjës të saj.

Informacion të detajuar mund të merrni në link-un e mëposhtëm:

http://european-archaeological-council.org/activities-und-events/annual-meetings/eac-annual-meeting-2015-lisbon-portugal

20150318_163206 20150318_163554 20150320_171826 20150320_171844 20150320_172638 20150320_172652

eac_2015_concept_note_short_for_website_and_members_pf_rv

eac_general_assembly_2015__full_programme_english_

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>