Në kuadër të Takimit Vjetor për vitin 2016, organizuar nga Këshilli Europian i Arkeologjisë (European Archaeological Council), me temë të Simpoziumit “Digjitalizimi i Trashëgimisë Arkeologjike”, u mbajtën 28 prezantime nga disa vende të Europës, sipas tematikave të Simpoziumit, i cili u zhvillua në Brighton, Angli në datat 17-19 Mars 2016.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik u përfaqësua me një prezantim në këtë takim, me temë “Sistemi WebGIS për menaxhimin e veprimtarisë arkeologjike në terren”, (An open source Webgis application for Albania), bazuar aplikimin e platformës WebGIS, relatuar nga titullari i institucionit.

Objektivi kryesor i kësaj platforme është krijimi i një arkive dixhitale nëpërmjet dixhitalizimit të të gjithë informacionit gjeohapsinor të lidhur me aktivitetin në terren të institucionit, si dhe krijimi i një sistemi GIS të bazuar në Web.

Bazuar me temën e konferencës “Digjitalizimi i Trashëgimisë Arkeologjike”, ASHA prezantoi në këtë konferencë mënyrën se si funksionon kjo platformë WebGIS dhe se si ajo mund të aksesohet nga grupet e interesit.

 

Material i përmbledhur i prezantimit nga Drejtor i ASHA, Znj.Rudina ZOTO në kuadër të Simpoziumit “Digjitalizimi i Trashëgimisë Arkeologjike”.

Material i permbledhur nga prezantimi

Foto nga takimi i EAC – European Archaeological Council.

http://european-archaeological-council.org/…/picture-gallery

1 2 3 4 20160318_115515

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>