Mundëson:
- Pritshmëri më të qartë për një projekt zhvillimi.
- Informacioni i përftuar nga proceset arkeologjike, mbikëqyrjet, nga projektet sistematike, integrohet në një bazë të dhënash, të cilat do të jenë të aksesueshme për grupet e interesit.
- Vendos një ekuilibër midis zhvillimeve të rëndësishme në territor dhe pasurisë kulturore në përgjithësi në Republikën e Shqipërisë.
- Shërben si baza e hartës arkeologjike të Republikës së Shqipërisë, e cila do t´i shërbejë drejtpërdrejt ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Objektivi kryesor ishte krijimi i një arkive dixhitale nëpërmjet dixhitalizimit të të gjithë informacionit gjeohapsinor të lidhur me aktivitetin në terren të institucionit, si dhe krijimi i një sistemi GIS të bazuar në Web, i cili do të mundësonte regjistrimin, manaxhimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapsinor, si dhe informimin e grupeve të interesit mbi të dhënat arkeologjike ekzistuese në terren; projekte zhvillimi, mbikqyrje të zbatimit të projekteve dhe procesve arkeologjike, gjetje të rastësishme dhe projekte shkencore, i cili do të mundësonte regjistrimin, manaxhimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapsinor në funksion të ruajtjes e mbrojtjes se trashëgimisë si dhe informimin e stakeholders mbi të dhënat arkeologjike ekzistuese në terren;
Platforma mundëson marrjen e informacionit të detajuar për çdo të dhënë të regjistruar. Kombinon shtresat gjeografike të administruara nga ASHA me informacione të tjera, si dhe ka të gjitha funksionet e kërkimit, editimit, funksione konsultimi lidhur me dokumentacionin teknik dhe ligjor të projektit si edhe foto të proceseve arkeologjike.
Që nga viti 2008, ASHA ka kryer procese arkeologjike te tilla si:
- Verifikim arkeologjik në terren;
- Vëzhgim arkeologjik sipërfaqësor;
- Sondazhe arkeologjike;
- Gërmim arkeologjik shpëtimi;
- Dokumentim të materialit arkeologjik;
- Mbikëqyrje arkeologjike e proceseve arkeologjike;
- Pjesëmarrje në grupet ndërinstitucionale të punës për hartimin e zonifikimeve arkeologjike dhe zonave të mbrojtura;
- Ekspozim të objekteve arkeologjike;
Platforma Webgis mundëson administrimin e të gjithë proceseve dhe dokumentave pjesë të një projekti, nga pikëpamja arkeologjike.
Rezultati i këtij procesi, është:
- Ruajtja, mbrojtja, promovimi i pasurisë arkeologjike ndaj zhvillimeve në territor;
- Përftimi i të dhënave të sakta nga proceset arkeologjike, me qëllim përditësimin dhe pasurimin me to të zonave arkeologjikisht të pastudiuara.