• Misioni i  Sektorit:

Kryen të gjithë aktivitetin ekonomiko – financiar dhe administrativ të institucionit

  • Qëllimi i punës:

Sipas objektivave të Drejtorisë Agjencisё sё Shёrbimit tё Arkeologjisё, Sektori i Financёs dhe Shёrbimeve Mbёshtetёse organizon, ndjek, kontrollon dhe raporton pranë titullarit për procesin e menaxhimit, realizimit dhe monitorimit të buxhetit si dhegaranton  zbatimin e legjislacionit pёr realizimin e mardhёnieve tё punёs sё burimeve njerzore dhe shёrbimeve administrative dhe mbёshtetёse  për të gjithё institucionin.

  • Përgjegjësitë kryesore:

A-Nё fushёn e Financёs

  • Siguron mirëadministrimin e vlerave financiare dhe materiale të ASHA-s.
  • Menaxhon fondet buxhetore vjetore dhe raporton pranë titullarit të ASHA-s dhe  Ministrisë sё Kulturёs.
  • Pёrgatit projektbuxhetin sipas planifikimit në PBA dhe raporton pranë titullarit  të ASHA-s dhe Ministrisë sё Kulturёs.
  • Harton, ndjek dhe nё bashёpunim me juristin e institucionit Regjistrin e Prokurimeve tё fondeve buxhetore tё ASHA-s dhe raporton realizimin e tij sipas afateve dhe artikujve buxhetorё.
  • Harton dhe realizon nё bashkёpunim me juristin e institucionit, dokumentacionin ekonomik pёr procedurat e prokurimeve tё fondeve sipas legjislacionit nё fuqi.
  • Harton, ndjek dhe raporton nivelin e realizimit tё tё ardhurave buxhetore tё ASHA-s nga tarifat e shёrbimit dhe licencimit.
  • Përpilon urdhёr pagesat për shpenzimet e pagave, shpenzimeve operative dhe shpenzimet kapitale, si dhe ndjek veprimet pranë Degës së Thesarit;
  • Përgatit procedurën për ngritjen e komisioneve për kryerjen e inventarëve fizikë, sipas kërkesave të legjislacionit financiar në fuqi;
  • Harton bilancin kontabël dhe pasqyrat financiare vjetore për ASHApër çdo vit ushtrimor;
  • Mban ditarin e shpenzimeve të fondeve sipas strukturës buxhetore;
  • Përgatit informacionin financiar për përdorimin e fondeve të autorizuara për përdorim;
  • Përgatit raportin përfundimtar për mbylljen e llogarive kontabël të çdo viti ushtrimor;
  • Pёrgjigjet pёr administrimin e vlerave materiale dhe veprimet financiare tё magazinёs.
  • Mban kartelat kontabёl tё inventarit tё aseteve tё ASHA-s si dhe inventarin ekonomik sipas kartelave tё punonjёsve.
  • Kryen e analizën e kostos për të gjitha mallrat dhe shërbimet
  • Regjistron veprimet nё ditaret e shpenzimeve sipas  standarteve tё kontabilitetit:

a)     Centralizator,

b)     Ditar banke

c)      Ditar magazine

d)     Ditar shpenzimesh,

  • Rakordon llogaritë kontabël 600,601, 602, 605, 401.1, 467.0, 423.1 që preken nga regjistrimi i detyrimeve të konstatuara si dhe ndjek procedurën për mbylljen e veprimeve për tërheqjen e paradhënieve në lekë për blerjet e vogla dhe paradhënies në valutë për udhëtimet  jashtë shtetit;
  • Përgatit listëpagesat për pagat mujore dhe raportet afatgjata të punonjësve të ASHA-s, duke i dërguar pranë Degës Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;
  • Përpilon vërtetimet e ndryshme për pagën bruto sipas kërkesave të nëpunësve dhe punonjësve, plotëson librezat e sigurimeve shëndetësore, librin  e punonjësve për pagat;
  • Përgatit listat e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, sigurimit suplementar, tatimit mbi të ardhurat dhe realizon deklarimet online te tatimet.
  • Përgatit listëpagesat mujore për anëtarët e KKA-sё, etj.
  • Rakordon me Degёn e Thesarit pёr shpenzimet periodike tё buxhetit tё ASHA-s.
  • Pёrgatit dhe pёrcjell evidencat ekonomike periodike pranё Ministrisё sё Kulturёs.
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit ekonomik e financiar sipas afateve kohore tё legjislacionit në fuqi.

B-Nё fushёn e burimeve Njerёzore

  • Administron Regjstrin Themeltar tё punonjёsve, sipas legjislacionit nё fuqi.
  • Harton, ndjek dhe zbaton realizimin e kontratave me punonjёsit e ASHA-s.
  • Plotёson dosjet personale tё punonjёsve tё ASHA-s sipas kёrkesave tё vendosura nё rregulloren e instritucionit tё ASHA-s.
  • Mbanё librin e prezencёn  nё punё dhe lёvizjeve brёnda orarit tё saj.
  • Realizon procesin e rekrutimit në punё, sipas kuadrit ligjor në fuqi; me qëllim tërheqjen në administratë të elementëve më të aftë profesionalisht dhe që kanë kryer studime në shkollat jashtë vendit si dhe studime pasuniversitare, kjo si domosdoshmëri për rritjen e performancës në administratën e ASHA-s;
  • Ndjek zbatimin e procedurave tё masave administrative tё punonjёsve nё bashkёpunim me juristin e ASHA-s deri nё procedurat gjygjёsore.
  • Ndjek zbatimin e rregullave të etikës në funksion të arritjes së standardeve te parashikuara në ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” si dhe zbatimin korrekt të disiplinës në punё;
  • Ushtron kompetencat e autoritetit përgjegjës në përputhje me ligjin nr. 9367 dt 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe ligjit 9049 dt. 10.04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.
  • Identifikon  nevojat për trajnim të dala nga procesi i vlerësimit, bashkërendimi dhe njehsimi i planit të trajnimeve për stafin ASHA-s brenda ose jashtë vendit.
  • Rekomandon dhe ndjek  zbatimin e metodave për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të fituara nga stafi gjatë kryerjes së trajnimeve;
  • Koordinon dhe monitoron  procesin e realizimit të programeve të trajnimit duke vlerësuar efektivitetin e tyre;
  • Harton pyetësorë dhe instrumenta të tjerë për vlerësimin e nevojave për trajnim dhe zhvillim profesional të punonjësve brenda institucionit.
  • Administron  sistemin e vlerësimit të arritjeve individuale në punë të nëpunësve;
  • Planifikon dhe monitoron në vazhdimësi  tregues të veçantë të performancës duke dhënë rekomandime bazuar në vlerësimin e analizave të bëra për të pasur një staf të motivuar e me performancë të lartë;
  • Realizon motivimin e vazhdueshëm i punonjësve në funksion të përmirësimit të performancës në punë duke e konsideruar sfidë të përhershme të institucionit.

 

C-Nё fushёn e Shёrbimeve

  • Kryen shpërndarjen dhe menaxhimin e punёs sё punonjëses së sherbimit sipas nevojave dhe kërkesave të sektorëve pёr të mbështetur dhe lehtësuar veprimtarinë e përditshme të ASHA-s;
  • Administrimi i procesit të ofrimit të shërbimeve të ndryshme në funksion të mbarëvajtjes së aktivitetit administrativ të ASHA-s; për shërbime mirëmbajtjeje e pastrimi të zyrave, mjeteve të transportit, pajisjeve të zyrave, pajisjeve elektronike, telefonave etj;
  • Organizimi i punës për të siguruar plotësimin e kërkesave sipas vlerёsimit tё normativave tё shpenzimeve pёr tё gjitha furnizimet
  • Ndjekja e zbatimit të kontratave me palët e treta për shërbime mbështetëse për funksionimin normal të ASHA-s;
  • Sigurimi dhe mbikqyrja e kryerjes së shërbimeve lehtësuese nga punonjësja  e shërbimit.

Buxheti ASHA 2015

Buxheti ASHA 2016

Buxheti 2017-ASHA

Rregjistri Prokurimeve Publike 2015

Rregjistri Prokurimeve Publike 2016

Raportimi i  Regjistrit te Prokurimeve Publike 2016

Rregjistri i Prokurimeve Publike 2017

Tarifa Sherbimi ASHA – Ministria e Financave

Urdher Nr. 384, date 21.10.2015 i MK per tarifat ASHA