Programi i Transparencës  – Agjencia e Shërbimit Arkeologjik
I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së këtij autoriteti, në kuadër të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete nëpërmjet të cilës Agjencia ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e ligjit për të drejtën e informimit. Agjencia do të përditësojë herë pas here programin e transparencës, në përputhje me pikën 2, të nenit 5, të ligjit për të drejtën e informimit. Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Agjencisë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.asha.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Agjencisë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në një format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet programi i transparencës Agjencisë janë, si më poshtë:

“E drejta për informim” është një e drejtë kushtetuese, e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë, pa asnjë përjashtim.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Agjencia ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe i dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Agjencisë.
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organi mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP).
Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
i plotë;
i saktë;
i përditësuar;
i thjeshtë në konsultim;
i kuptueshëm;
lehtësisht i aksesueshëm;
i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
 
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7, të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjencia vendos në dispozicion të publikut, në faqen e saj të internetit www.asha.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative dhe organigramën e Agjencisë;
Tekstet e plota të vendimeve ose ndonjë dokument tjetër
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, të kompetencave dhe të detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar, në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr.9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe të formave të ndihmës shoqërore, të subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Agjencia, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë; Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme përditësohet sa herë ai ndryshon.

PROGRAMI I TRANSPARENCES

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/ Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Ligji 119 / 2014  Neni 7/1/a/b/c/d Organigrama Struktura  Menjëherë pas miratimit www.asha.gov.al Menu-RRETH NESH Sektori i Arkivës dhe Sekretarisë Teknike/ Juristi
Misioni i Agjencisë Menjëherë
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, funksionimi, Përbërja e KKA VKM 725 datë 21.05.2008 Pas botimit në fletore zyrtare www.asha.gov.al Menu-LEGJISLACIONI- Ligji dhe VKM Sektori i Arkivës dhe Sekretarisë Teknike/ Juristi
Akte ndërkombëtare/ konventa te ratifikuara qe prekin funksionimin e ASHA-s Konvente Nr. 9806 date 17.09.2007/ Ligj Nr. 10027 date 11.12.2008 Pas botimit ne fletore zyrtare www.asha.gov.al Menu-LEGJISLACIONI- Konventa Sektori i Arkivës dhe Sekretarisë Teknike/ Juristi
Ligji ”Per Trashegimine Kulturore” , Ligji ”Per Trashegimine Kulturore dhe Muzete ” dhe  vendimi ”Per organizimin dhe funksionimin e ASHA” Ligji 9048 datë 07.04.2003 i ndryshuar/ Ligji 27/2018 / VKM 724 datë 21.05.2008 Pas botimit ne fletore zyrtare www.asha.gov.al Menu-LEGJISLACIONI- Ligji dhe VKM Sektori i Arkivës dhe Sekretarisë Teknike/ Juristi
Akte nënligjore VKM / Vendime të KKA VKM Zonifikime / Vendime KKA Pas botimit ne fletore zyrtare / Pas zbardhjes se tyre sipas afateve te parashikuara ne ligj www.asha.gov.al  Menu-LEGJISLACIONI- Vendime KKA/ Zonifikime Sektori i Arkivës dhe Sekretarisë Teknike/ Juristi
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Informacion për funksionarin Menjëherë pas miratimit www.asha.gov.al  Menu-RRETH NESH/ Stuktura/ Informacion per funksionarin Specialisti i autorizuar per  administrimin e faqes  web
Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë.
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, Modeli i kërkesës për Informacion  Formular Ankese Sipas afateve të parashikuara në ligj www.asha.gov.al  Menu-PROGRAMI  I TRANSPARENCES Formular Ankese Koordinatori për të drejtën e informimit
Adresa postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, orarin e punës. Ligji 119 / 2014  Neni 7/1/ç Adresë postare: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr.76,  Ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë, Agjencia e Sherbimit Arkeologjik                 Orari:
E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00
Adresë emaili: info.asha@asha.gov.al
 www.asha.gov.al  Menu-PROGRAMI I TRANSPARENCES- Koordinatori për të drejtën e informimit Koordinatori për të drejtën e informimit
Emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Mariglen Meshini Email:     info@asha.gov.alTel: 067 44 53 561 www.asha.gov.al  Menu-PROGRAMI I TRANSPARENCES- Koordinatori për të drejtën e informimit Specialisti i autorizuar per  administrimin e faqes  web
Buxheti Ligji i Buxhetit Nr. 9936 date 26.06.2008     Ligji 119 / 2014  7/1/e Buxheti 2015 / 2016/ 2017/ 2018 / 2019 Sipas afateve të parashikuara në ligj Ne faqen zyrtare ne Menu-RRETH NESH- Sektori i Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese Specialisti i autorizuar per  administrimin e faqes  web
Informacion për procedurat e prokurimit Ligji 119 / 2014  7/1/ë – Ligji “Per prokurimin publik” nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar Regjistri i prokurimeve publike  2015 / 2016/ 2017/ 2018 si dhe ai i parashikimeve për vitin 2019 Menjëherë pas dërgimit në APP Ne faqen zyrtare ne Menu-RRETH NESH- Sektori i Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese Specialisti i autorizuar per  administrimin e faqes  web
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, Ligji 119 / 2014  Neni 8 Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Cdo tre muaj sipas parashikimit te afateve te ligjit www.asha.gov.al  Menu-PROGRAMI I TRANSPARENCES- Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Koordinatori për të drejtën e informimit

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.asha.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.